“Për’Puthen”/ Merret vendimi, Fatjoni dhe Arjoni pezullohen nga emisioni…

12/11/2020 18:43

Debatet e ditëve të fundit, kanë detyruar produksionin e “Për’Puthen” të pezullojë nga programi Arjonin dhe Fatjonin.

Moderatorja Bora Zemani theksoi se djemtë janë pezulluar për të paktën deri në fund të javës, për t’i lejuar atyre mundësinë të qetësohen dhe të reflektojnë.

Kujtojmë se djemtë u përfshinë në një debat para disa puntatash. E gjitha nisi kur po komentohej sjellja e Arjonit me dy vajzat, Anën dhe Tean.

Në një moment, Arjoni i thotë Fatjonit “pusho se po flas unë”. E më pas edhe 26-vjeçari u kundërpërgjigj. Ndërkohë po atë puntatë Fatjoni u largua nga studio për t’u qetësuar. Ndërsa Arjoni, puntatën e djeshme, ndonëse ishte në ambientet e Top Channel, nuk pranoi të paraqitej në studio.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA