Nisi izolimi deri në 06:00 të mëngjesit/ Pas orës 22:00 të mbrëmjes lëvizja vetëm me leje nga E-Albania
12/11/2020 00:33
Prej dy orësh ka nisur izolimi që do të zgjasë deri në orën 6 të mëngjesit. Masat e reja për ndalimin e lëvizjes, mbyllja e bareve, restoranteve dhe lokaleve të natës pas orës 22 hynë në fuqi pas përkeqësimit të situatës nga Covid-19 në vend.
Lëvizja në 8 orët e izolimit për arsye pune bëhet me leje nga E-Albania, ndërsa përjashtohen punonjësit e shëndetësisë dhe sektorëve të cilësuar kritike, si edhe medias.
Gazetarja Sidorela Gjoni sjell vëzhgimin nga Tirana në këtë dy orësh të parë të karantinës.
Top Channel