Nënë e lumtur e dy djemve/ Arbana Osmani ndan me fansat momente me të vegjlit e saj… (FOTO)

12/11/2020 17:55

Moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë në muajin tetor. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Diell.

Gjatë këtyre javëve Arbana nuk i ka kursyer postimet në rrjetet sociale me të voglin, por është kujdesur që të mos zbulojë portretin e tij. E kështu ka bërë edhe ditën e sotme, teksa në “Instastory” ka publikuar dy video të ëmbla me dy djemtë e saj.

Në postimin e parë shfaqet dora e Diellit dhe pranë tij qëndron macja që e përkëdhel. Ndërkohë në postimin e dytë shfaqet djali i madh Joni, i cili po argëtohet me macen e shtëpisë.
“Mirëmëngjes! Mos harroni të buzëqeshni”-shkruan Arbana krah postimeve të saj.

Top Channel