Në fshatin e mandarinave/ Në Xarrë shumica e banorëve jeton vetëm me agrumet

12/11/2020 15:32

Punën si fermer Kristo Cerro, nga fshati Xarrë i Sarandës e nisi 18 vite më parë.

Para se të kultivonte mandarina ai punonte si punëtor ndërtimi. Sot Kristo me mandarinë ka mbjellë 3.5 ha, ku në vit prodhohen 200 ton.

Në fshatin Xarrë të Sarandës jetojnë 700 familje, ku gjysma e tyre merret me kultivimin e agrumeve. Sipas Kristos kjo tokë të siguron dhjetëra milion lekë të vjetra në vit.
Në fshatin Xarrë mund të gjesh stane me bagëti, baxho si dhe peshk të freskët nga liqeni Butrintit.

Xarra të jep gjithçka, por brezi i ri e ka braktisur atë. Kjo është dhe brenga më e madhe Kristos.

Top Channel