Më në formë se kurrë/ Ivanka merr vëmendjen e të gjithëve me stilin e veçantë… (FOTO)

12/11/2020 16:26

Ivanka Trump dinë si të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

E bija të presidentit të SHBA-ve, ka tërhequr vëmendjen me daljen e saj të parë në publik pas zgjedhjeve në SHBA.

39-vjeçarja iu bashkua shefit të Shtëpisë së Bardhë dhe Zonjës së Parë Melania Trump në Varrezat Kombëtare, në Arlington Virxhinia, për të nderuar veteranët e rënë në luftë. Dita e Veteranëve, është ditë pushimi në Amerikë dhe kremtohet në 11 nëntor.

Ivanka Trump, e cila gjithmonë ka dalluar për stilin e saj, mbante veshur një pallto gri, doreza lëkure të zeza, një kapelë të zezë dhe maskë që i mbulonte pjesën më të madhe të fytyrës. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel