Majko reagon për deklaratën e Vuçiç/ Jeta e dyfishtë e Serbisë është rreziku real për stabilitetin rajonal

12/11/2020 20:44

Ministri për Diasporën e Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar nëpërmjet një statusi në ‘facebook’ për deklaratën e bërë nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili u shpreh se marrëdhënia e Serbisë më Kosovën është i njëjtë si statusi i konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut.

Majko e ka quajtur të papërgjegjshme këtë deklaratë dhe se jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal.

KOMENT

Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm!

Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vuçiç përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!)

Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian.

Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi!

Top Channel