Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica ka dhënë dorëheqjen.

Në njoftim thuhet se Masllavica ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

Masllavica ishte në krye të FSHP-së që prej prillit të vitit 2018.

Njoftimi:

Të Nderuar miq, Sportistë dhe bashkëpunëtorë, Në cilësinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, dua t’iu njoftoj se për arsye personale jap dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit dhe kandidatura ime për pozicionin e Presidentit në zgjedhjet e dt. 14.11.2020. Këtë dorëheqje e jap në mënyrë të parevokueshme. Dëshiroj të falenderoj të gjithë mbështetësit dhe bashkëpunëtorët e mi për të cilët kam një vlerësim maksimal dhe besoj se do tia dalin në çdo arritje sportive. Me Respekt, Theodhor Masllavica

Top Channel