‘Fytyra’ e re Land Rover Defender, ‘bisha’ 567 kuaj fuqi kushton 200 mijë paund

12/11/2020 20:57

Land Rover Defender është një nga modelet më të famshme dhe më jetëgjatë të makinave 4×4 të shekullit të kaluar.

Fytyra e re e Land Rover Defender, është një ndërthurje mes modernes, ndërsa modeli i vjetër vazhdon të jetë i pranishëm.

Jaguar Land Rover i dha vitin e kaluar dritën jeshile kompanisë Bowler për të risjellë legjendën 4×4. Me emrin e koduar CSP 575, Defender 110 do të ketë një motor benzinë 5.0 litra që prodhon 567 kuaj fuqi.

Sipas mediave, modeli i ri, i përshtatshëm për të shkelur kudo, në asfalt dhe jashtë rruge, do të kushtojë 200,000 paund.

Mediat kanë publikuar edhe pamje se si do të duket “bisha” e re.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA