Debat në Open/ Gjekmarkaj: Çdo shtëpi ka nga një bombol! Rama: Gënjeshtër!

12/11/2020 22:47

Mes kryeministri Edi Rama dhe analistit Agron Gjekmarkaj ka pasur debat në studion e “Open” në lidhje me gjendjen e pandemisë së Covid-19 që po përballet vendi ynë.

Gjekmarkaj ka thënë se ka shumë të prekur në vend që trajtohen me bombola gazi në shtëpi, ndërsa Rama e ka mohuar duke thënë se është gënjeshtër.

Kryeministri thotë se 80% e atyre që dalin pozitivë nuk kanë fare probleme.

Rama: Duhet tu them njerëzve kujdes në marrjen e ilaçeve mos t’i marrin me vesh, si muzika me vesh, në kushte që nuk jepen në spital. Në parim nuk duhen marrë me dëgjova atë, më tha ai…vetëm me mjekun.

Agron Gjekmarkaj: Më vë pak në dyshim në pavarësinë e Komitetit nëse është ai që ju këshillon juve apo juve atë? Sllovakia me anë të testimit ka mundur të mësojë se sa e infektuar është popullsia. Çmimi i tamponit në Kosovë e ka 60 euro tamponin goxha më ulët. Duke parë gjithë ecurinë dhe komitetit gjatë verës kemi thënë që jemi të përgatitur nuk më rezulton të jemi përgatitur, pse nuk është decentralizuar që të kenë edhe spitalet rajonale të prekur, por Tirana të mbajë gjithë peshën, që juve të keni në kontroll numrin.

Rama: Nuk kontestova asnjë ekspert, nuk është ekspert menaxhimi apo organizmi, nuk është ekspertiza e tyre, në një ndeshje janë të ndara rolet, nuk mund të japë mend se si organizohet një spital. Laboratori është makineri që vidhet në dispozicion. Unë nuk bëj shoë as propagandë. Është fatkeqësi që unë jam i detyruar që angazhoj njerëz vullnetarë për të treguar gjendjen brenda spitalit, se jashtë tij janë të shëmtuara, të neveritshme, anti njerëzore, antisociale, nuk ka shoë këtu aq më pak të më tregoni ju se si decentralizohet pandemia. është një çështje e njerëzve që merren me futboll.

Gjekmarkaj: Çdo shtëpi ka nga një bombol.

Rama: Është gënjeshtër!

Gjekmarkaj: Jo zoti kryeministër!

Rama: Janë me mijëra, ti nuk e di fare se sa janë dhe janë të stadeve të ndryshme (të prekurit). 80% e atyre që dalin pozitivë nuk kanë fare problem  në fund rezultati është që Shqipëria nuk ka të vdekur më shumë se sa të tjerët, nuk ka mungesë kapacitetesh. Shërueshmëria është në bllokun e sipërm të vendeve. Unë flas rezultatet, shumica nuk hidhen nga balloni, por shërohen. E kuptoj dhimbjen dhe i ngushëlloj me gjithë zemër. Nëse një person nuk mund t’ia dalë si mund të thuash që fajin e kanë mjekët. Për sa i përket paketave janë të thëna e stërthëna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA