Arrestohet nëna vrasëse/ Mbyti vajzën 9 muajshe, fshihej në Shqipëri prej 25 vitesh

12/11/2020 15:36

Ngjarja u regjistrua në shtetin grek më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi,ku ajo jetonte me bashkëshortin dhe vajzën e saj 9-muajshe të cilën sipas të dhënave e ka mbytur me duar.

Pasi u arrestua po në shtetin grek në vitin 1997 ajo u arratis nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.

Jashtë kamerave disa nga fqinjët tregojnë se pas kthimit në Shqipëri gruaja ka shfaqur shqetësime mendore ndërsa edhe është shtruar në spital ndërsa të tjerë tregojnë se ajo ka vazhduar normalisht jetën.

Për 25 vite ajo i shpëtoi drejtësisë greke duke u strehuar në fshatin e saj të lindjes ku vazhdoi jetën familjare. Pasi u kthye këtu gruaja ka lindur dy fëmijët duke vazhduar jetën e saj e qetë. Gjate kësaj kohe ajo ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar ndërsa policia e ka arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në banesën e saj.

Top Channel