“Ai qen bir qeni”/ Rama për Metën: Del i dehur. Harron që nuk është President i Skraparit, por i Shqipërisë

12/11/2020 23:42

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe përplasjet e fundit me Ilir Metën në gjuhën e komunikimit.

Kryeministri referuar deklaratave të fundit të Presidentit, ku ky i fundit i referohej dhe si ” qen bir qen”, Rama tha:

“Unë se akuzoj, unë them atë që do, cfarë kërkon ai? Ilir Meta kërkon pushtetin jo balancën për pushtet. Ai ka një ndërmarrje të ngritur për të nxjerrë përfitime në kurriz të partisë së madhe, që të marrë vetë indulgjencat e pushtetit, dhe kjo parti drejtohet nga zonja e parë e Shqipërisë. Zonja e parë është drejtore e një ndërmarrje politike që lufton për pushtet.

Ai tani nuk e lë dot, ndërmarrjen e gruas pa punë, Ai ka marrë cdo gjë nga Shqipëria. Duke qenë presidenti, ai nuk e bën, këtë, po del thotë unë jam nga Skrapari sikur është presidenti Skraparit.

Unë jam nxënës i Faik Konicës dhe Fan Nolit. Mos ngatërroni tehun e shpatës dhe gjuhës. Mos e ngatërroni shpatën e gjuhës me plehun e gojës.

Kur them për Ilir Metën çfarë kërkon nga Shqipëria, do bëhet mbret apo do bierë dëshmorë, e them dëshmorë se nuk di ta shpjegoj ndryshe dhënien e dekoratave për ata që nuk jetojnë dhe këtë se ka bërë asnjë president përpara. Del flet në intervista i dehur në studio televizive. Po po i dehur. Si i përgjigjesh një të dehuri? Nuk i përgjigjesh fare siç bëj shpesh herë”.

Top Channel