“100 euro një test, ndërsa në shtet vonohen”/ Rama sqaron situatën për tamponat
12/11/2020 22:12
Kryeministri Edi Rama foli në Open dhe për situatën me tamponët që ka pasur jo pak problematika.
Shumë nga qytetarët janë ankuar se duhen 5 ditë për ta bërë dhe 5 të tjera për të marrë përgjigjen, ndërkohë që në privat çmimi është 100 euro.
Rama tha se tashmë ky problem ka marrë zgjidhje:
Sot cështja është stabilzuar, askush nuk anashkaluar askush nuk lihet në moment rreziku, kur ti je futur në sistem ti ndiqesh . Kur është e nevojshme ti çohesh në spital.
Testimet te private janë nga meraku, nga një situatë paniku dhe pasigurie.
Top Channel