​Nënkryetari i FIFA jep dorëheqjen për shkak të racizmit

12/11/2020 17:08

Ish-presidenti i FA Greg Clark gjithashtu dha dorëheqjen si nënkryetar i FIFA-s, pasi ai përdori termin “futbollistë me ngjyra” në Parlamentin britanik.

Clark dha dorëheqjen nga FA për shkak të deklaratës rreth “futbollistëve me ngjyrë”, të cilën ai e përmendi ndërsa iu përgjigj pyetjes rreth sulmeve raciste ndaj lojtarëve në rrjetet sociale para Komitetit për Kulturë, Media dhe Sporte.

Përveç kësaj, Clark ishte shënjestër e kritikave për shkak të deklaratës se aziatikët kanë “interesa të ndryshëm në karrierën e tyre”, si dhe se seksualiteti është një “zgjedhje e jetës”.

“Pas një bisede telefonike këtë mëngjes midis presidentit të UEFA, Alexander Ceferin dhe Greg Clark, ata ranë dakord me propozimin e Greg Clark që ai duhet të jepte dorëheqjen menjëherë si përfaqësues i UEFA në Këshillin e FIFA,” njoftoi UEFA.

Top Channel