Një tjetër thashethem po qarkullon për dukeshën e Sussex-it, Meghan Markle.

Është pikërisht ekspertja e çështjeve të monarkisë, 70-vjeçarja Lady Colin Campell, e cila e hodhi në shtyp një provokim të tillë dhe ai u përhap me shpejtësi. Sipas saj, lëvizja e Meghan-it për të lënë monarkinë dhe vendimi për t’u shpërngulur në Kaliforni, ka si qëllim hyrjen në garën presidenciale të 2024. Meghan-i nuk e ka fshehur ndonjëherë synimin e saj për të qenë një nga njerëzit më famshëm në botë. Dhe në të vërtetë ka bërë shumë për t’ia arritur këtij qëllimi. Jo më kot dhe fjalori prestigjioz Collins e futi fjalën “Megxit”në mes të fjalëve të reja për vitin 2020.

Meghan u bë gjithashtu pjesëtarja e parë në kohët moderne e familjes mbretërore britanike që hedh votën e saj në zgjedhjet amerikane. Nuk mjaftoi kjo, por bashkë me Harry-n e shpallën haptazi se do të votonin për Joe Bidenin e i ftuan amerikanët masivisht në votime. Që përpara zgjedhjeve presidenciale dukesha e kishte sulmuar presidentin republikan Donald Trump duke e cilësuar si “paragjykues ndaj grave” dhe “ përçarës” të shoqërisë.

Edhe pse përfaqësues të saj dhe Harry-t I kanë mohuar fjalët se Meghan-i synon presidencën amerikane, zërat se ajo kërkon më shumë sidomos tani që barrierat e Shtëpisë së Bardhë u thyen edhe prej Kamala Harris-it, e para grua me ngjyrë në postin e zëvendëspresidentes kanë marrë hov.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel