Fitoi betejën me COVID-19/ Gazetari bën thirrjen: Dëgjoni mjekët dhe merreni me sportivitet…

11/11/2020 18:10

Gazetari sportiv i Top Channel, Endi Tufa, ka fituar betejën me koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetari me anë të një statusi në rrejte sociale, ku bënte thirrje që të konsultohemi me mjekët dhe të ndjekim me rigozitet këshillat e mjekëve.

Për të folur rreth kësaj përvoje, Endi, ishte i ftuar me anë të një lidhje direkte me studion e emisionit “Ftesë në 5”.

Gazetari tregoi se simptomat e para i janë shfaqur rreth 16 ditë më parë dhe “beteja” më e vështirë për të ishte se si t’ia shpjegonte situatën djalit të tij 7-vjeçar. Tufa theksoi se i biri mësoi në lidhje me sëmundjen e tij, por fatmirësisht vetëm në ditët e fundit të trajtimit. Ndër të tjera ai bëri thirrje që situatën ta marrim me sportivitet dhe ta trajtojmë si një virozë rutinë stine.

“Padyshim që është një betejë që mund t’ia dalim. Ka nisur 16 ditë më parë ku kisha shenjat e para. Një temperaturë relativisht të lehtë dhe më pas janë ato simptomat që kemi lexuar, që të bëjnë të jesh vigjilent. Bëra kontaktin me mjekët analizat, më pas përgjigja që isha pozitiv. Kjo është ndër pjesët më të vështira, djali ynë në javën e dytë e kuptoi, se ne jemi sëmurë dhe ai nuk do të shkonte në shkollë. Vetëm ditët e fundit e kuptoi që ishim të sëmurë me COVID.

Është krijuar një lloj impakti negativ, por kaloi mirë sepse situata brenda familjes ishte pozitive. Kam përshtypjen si një virozë e stinës, duhet ta mendojmë kështu, me një sportivitet duke u izoluar nga lajmet e tepërta negative, duhet ta marrësh me sportivitet”, tha gazetari.

Top Channel