Besart Kadia do të jetë zëvendës ministri i ri i ekonomisë dhe financave.

Ai do të zëvendësojë Belinda Ikonomin e cila u lirua nga detyra në 21 tetor.

Kujtojmë që Kadia ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, por është shkarkuar kryedemokrati Lulzim Basha me arsyen se ishte nismëtar i një lëvizje të re politike e quajtur “ Alternativa”.

Që nga data 5 nëntor 2019, Kadia nuk ka asnjë funksion në PD dhe sipas vendimit, nuk mund të ketë as në të ardhmen.

Atij i është hequr e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në strukturat e Partisë Demokratike, për shkelje të parimeve bazë të funksionimit të PDSH, të sanksionuar në nenin 9 të Statutit të partisë.

 

Top Channel