Ana e re dhe Fatjoni në takim/ Zënka që në takimin e parë të tyre…

11/11/2020 19:01

E mërkura e “Për’Puthen-it” iu dedikua takimit të Anën Kaurit dhe Fatjonit. Në një ambient romantik, duke lundruar me barkë, biseda mes tyre mori një rrjedhë komplet tjetër.

E gjitha nisi nga një deklaratë e Anës, e cila tha se ka disa pëlqime për djemtë në studio, por takimet vendosi t’i nisë me të duke qenë se është më dinamik.

Këto fjalë nuk u perceptuan mirë nga Fatjoni, i cili tha se nuk është “dele” dhe se nuk mund të bëhen me programim. Ana e mohoi një gjë të tillë dhe shtoi se Fatjoni i duket pak djalë i vështirë në sjelle, ndaj ka zgjedhur të njihet me të.

Ana: Kam disa pëlqime për djemtë, por tek ty thash ta filloj me më të vështirin e më pas me të tjerët. Mendoj se je më i vështiri sepse je më i sulmuari, thash ta shikoj se sa dinamik jam në takim. Unë mendoj se ti thua të vërtetën dhe kjo më ka tërhequr më shumë tek Fatjoni.

Fatjoni: Mua m’u duke shumë e sigurt, kurse tani nuk e di. Sikur po dyshoj pak.

Ana: Çfarë po ndryshon, nuk ishin plane këtu. Unë e kam thënë në studio.
Fatjoni: Unë nuk jam dele që të them e nis me mua. Unë jam unë, jam njëshi dhe mbaron. Delet i bën autokolonë kur i vendosin në rrugë, mënyra se si e the ishte e gabuar. Do të ishte më ekzakte të thoje që më pëlqeve dhe doja të dilja me ty.
Ana: Fjalën program e etiketove ti.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel