A po rikuperohet marrëdhënia? Ana e parë, nuk resht së mbrojturi Fatjonin…

11/11/2020 19:47

Edhe pse kanë realizuar disa takime së bashku, marrëdhënia e Fatjonit dhe Anës (pak më të vjetër nga koha në emision) duket se është ftohur.

E gjitha ka nisur nga sjelljet e Anës në takimet me djemtë. Sipas Fatjonit, Ana “përkëdhelet” shumë në takimet me djemtë e tjerë, e ai nuk e pëlqen këtë gjë tek femra që dëshiron të ketë në krahë. Megjithatë, Ana shpreson se e gjitha kjo të jetë një ftohje e momentit dhe gjërat mes saj dhe 26-vjeçarit të rikuperohen.

Kjo u pa gjatë bisedës në studio, ku bukuroshja tha se e ndjente se takimi i Fatjonit dhe Anës do të shoqërohej me debate, ndërsa la të nënkuptohej se nëse Fatjoni largohet nga emisioni për shkak të sjelljeve të ditëve të fundit, ajo mund të largohej bashkë me të.

“E dija që një gjë nuk do të shkonte. Ata mund të kenë një takim të dytë dhe gjërat mund të shkojnë mirë. Çështja e largimeve është reciproke. Nuk ka ndodhur një gjë e tillë, përse të flas kot. Ai është këtu nuk është larguar”, tha Ana.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel