Topalli-Bashës në Open: Nëse ti lëshon fushën e betejës je një dezertor

10/11/2020 21:31
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open ka komentuar situatën politike në vendin tonë pak muaj para zgjedhjeve.

Ajo i është drejtuar kreut të PD-së Lulzim Basha se ai e lëshoi fushën e betejës dhe nëse një person e bën këtë ai quhet një dezertor.

“Ne nuk ia kemi dalë për të krijuar një kulturë demokratike për të qenë me mendje të hapur e për të dhënë mesazhe që vendi ka nevojë. Kush ka përfituar nga çadra? Kush ka përfituar nga djegia e mandateve? Nëse ti lëshon fushën e betejës ti je një dzertor. Kush përfitoi nga dhurimi i bashkive? opozita apo Rama?”, tha Topalli

Top Channel