Tani, do të ndalemi në një tjetër aspekt të rëndësishëm që ka prodhuar mjaft debate. Gjatë viteve të operimit të konçesionarit, do të ketë një kosto pritëse prej 29 eurosh për ton. Brenda kësaj tarife përfshihet mbulimi i investimit 128 milionë euro, operimi dhe mirëmbajtja e impiantit që do ti dorëzohet bashkisë së Tiranës, pas 30 vitesh.

“Në Itali teknikisht jemi në vlerat 65-70 Euro vetëm për mbulim kostosh por duhen konsideruar dhe të gjitha kostot e menaxhimit e të tjera pra, sinqerisht 29 Euro, e përsëris, qoftë kur e paguan privati qoftë kur e paguan qytetari, më duket me të vërtetë një çmim shumë i ulët” u shpreh Mateo Bruno, president i “Cooperativa Nuova San Michele” srl në Foggia të Italisë.

“29 euro, është një çmim që në Itali nuk ekziston, nuk mund të ekzistojë sepse investimet që janë të nevojshme, kostot për menaxhimin, për kontrollin dhe për të lënë mënjanë shumat e nevojshme për fazën e post menaxhimit janë të tilla që këto vlera në Itali nuk ekzistojnë tashmë prej shumë -shumë vitesh” u shpreh Mario Ragaini, drejtor i “Sogenus SPA” në Ancona.

“Në Gjermani kosto për një ton të përunuar shkon diku të 100 euro, në Belgjikë diku 70 euro” u shpreh profesori i ekonomisë Fatmir Guri.

Në fqinjin tonë jugor, në Greqi, që është pjesë e Bashkimit Evropian kostoja shkon në 53 euro për ton.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA