Tea e shpreh hapur: Kurrë më në takim me Arjonin, ndjej antipati për të/ Ndërkohë Ana…

10/11/2020 19:33

Luhatjet e ndjenjave të Arjonit në drejtim të Teas dhe Anës, duket se kanë nervozuar vajzat. Tea tha se ndjen antipati për djalin, e nuk do të dalë më kurrë në takim me të. Ndërsa Ana, sqaroi se për momentin nuk do të dalë në takime me Arjonin, për t’i lënë kohë të reflektojë, por nuk hodhi poshtë mundësinë që ata të takohen në të ardhmen.

Luhatjet e ndjenjave të Arjonit në drejtim të Teas dhe Anës, duket se kanë nervozuar vajzat.

Tea tha se ndjen antipati për djalin, e nuk do të dalë më kurrë në takim me të. Ndërsa Ana, sqaroi se për momentin nuk do të dalë në takime me Arjonin, për t’i lënë kohë të reflektojë, por nuk hodhi poshtë mundësinë që ata të takohen në të ardhmen.
Pjesë nga biseda në studio:

Tea: Shumë negative, mundohet të na ulë ne poshtë me gjërat më të ulëta. Unë nuk do të dilja kurrë në takim me të, duket qartë antipatia që kam unë ndaj tij.

Ana: Nëse i jepet më shumë hapësirë me veten e vet do të kuptojë ku është dhe ku nuk është.

Arjoni: Siç e patë edhe ju kishte shumë keqkuptime, mendoj që është e domosdoshme që të shikohet si do të ecin gjërat, nëse do të kemi komunikim.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel