“Goca e Kaçanikut”, shfaqja e njohur rikthehet në TKOB në bashkëpunim me Operën e Kosovës! Homazh për Festën e Flamurit
25/11 19:58
Edhe pse në kohë pandemie qyteti i Lezhës mirëpret rapsodë dhe instrumentistë, në edicionin e 11-të të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar.
Ky festival vazhdon të mbajë gjallë traditën të trashëguar brez pas brezi.
“Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë” është e vetmja veprimtari e cila i kushtohet tërësisht muzikës së bartësve dhe rapsodëve tanë, që interpretojnë duke kënduar me lahutë, çifteli apo sharki.
Grupe nga i gjithë vendi janë bërë pjesë e këtij konkurrimi që do të zhvillohet përgjatë dy netëve në memorialin e heroit tonë kombëtare Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Top Channel