Rama: Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë e naftëtarëve

10/11/2020 10:52

Kryeministri Edi Rama me anë  të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar sërish lidhur me situatën e krijuar me naftëtarët.

Rama shkruan se është i kënaqur që ata pranuan propozimin e qeverisë. Ndërkohë shkruan se tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare

Sipas Ramës brenda 48 orësh do takohet përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim

Kryeministri Rama në Twitter:

Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falenderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim!

Top Channel