Produksioni “ultimatum” Arjonit: Na duhet një përgjigje, ndjen për Tean apo për Anën

10/11/2020 19:19

Arjoni ka krijuar një “trekëndësh” në “Për’Puthen” që formohet nga vetë ai, Tea dhe Ana. Djali fillimisht shprehu hapur pëlqimin për Tean, por më pas nisi të tregojë një sjellje të ftohtë.

Ai tha se e gjitha ka nisur pasi ai ka një pëlqim më të madh për Anën, për të cilën është i tërhequr shumë fizikisht.

Një tërheqje të tillë e konfirmoi dhe Ana dhe vendosën që të dilnin në një takim për ta njohur më shumë njëri-tjetrin. Arjoni nuk nguroi t’ia shprehte hapur pëlqimin bukuroshes, ndërkohë edhe kjo e fundit e nënkuptoi diçka të tillë.

Në studio, Arjoni i dhuroi një trëndafil Teaas, për t’i kërkuar falje për sjelljen e tij, ndërsa po në atë moment përkëdheli Anën në faqe. Sjelljet e treguara kanë bërë që Arjoni të jetë konfuz, këtë ai e pranoi edhe vetë.

Ndërkohë produksioni i kërkoi djalit që në fund të puntatës së sotme, të tregojë se cilën nga vajzat pëlqen, për të sqaruar më në fund ndjenjat e tij.

FOTO GALERI
2/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA