Ken Spears, i cili së bashku me Joe Ruby sollëN në jetë njërin prej serialeve më të dashur të animuar për fëmijë të të gjitha kohërave, Scooby-Doo ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare.

Edhe pse show i tyre original Scooby Doo, zgjati vetëm dy sezone nga vitit 1969 deri në 1970-tën, ai mbeti i paharruar dhe vazhdon të ritransmetohet në mbarë botën, ndërsa është ndjekur nga histori që u shtri në 50 vjet.

Vdekja e Spears erdhi tre muaj pas shuarjes së bashkëpunëtorit të tij, Ruby.

“Ken ishte një njeri plot ide dhe me shumë humor, një inovator i vërtetë i një industrie ku e qeshura dhe rrëfimi vazhdojnë të kënaqin pa masë audiencat. Nuk gjen dot sot një ekran në mbarë botën i cili të mos ketë transmetuar një variant të Scooby Doo. Ne vazhdojmë të frymëzohemi nga puna e tij”, tha presidenti i Warner Bros, Sam Register.

Top Channel