Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vijon pezullimin e punës nga COVID

10/11/2020 16:23

Këshilli i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës vendosi që gjykata të vazhdojë e pezulluar punën për shkak të Covid-19.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës do të trajtojë vetëm çështjet emergjente.

Aktualisht pritet  vendim edhe nga Këshilli i Gjykatës së Tiranës dhe Këshilli i Gjykatës së Beratit, nëse do të pezullojë veprimtarinë nga pandemia e COVID-19.

Top Channel