Anglia kundër Islandës/ Sfida mund të luhet në…Shqipëri

10/11/2020 14:42

Ndeshja e Ligës së Kombeve të Anglisë kundër Islandës të mërkurën e ardhshme mund të luhet në Shqipëri.

Opsioni ka dalë në tavolinën e bisedimeve kur Federata e Futbollit zhvilloi një takim emergjent me qeverinë britanike për të vendosur nëse loja mund të zhvillohet në stadiumin mitik Wembley të Londrës.

Kufizimet e udhëtimit në lidhje me një mutacion të koronavirusit të zbuluar në Danimarkë nënkuptojnë dhe kufizimin me Islandën, e cila do të përballet me Danimarkën në Kopenhagen tre ditë para ndeshjes me Anglinë. Kështu ishullorëve do t’u refuzohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të shqetësimeve rreth një shndërrimi të Covid- 19 që është transmetuar nga kafshët te njerëzit.

Shqipëria ka dalë si shteti kryesor kryesor për të pritur Anglinë për ndeshjen e tyre të fundit në Grupin 2 të Nations. Vendi ynë është ofruar për të pritur përballjen në stadiumin Air Albania, ndërsa në favor të Shqipërisë është dhe moskufizimi i udhëtimit drejt Rinasit.

Udhëzimet e qeverisë britanike thonë se nuk do të bëhen përjashtime nga politika e re e karantinës për ndeshjen me Danimarkën, ndërsa skuadrat e Premier League ende nuk kanë vendosur nëse do të lënë të lirë lojtarët danezë, për të shkuar në kombëtare. Lojtarëve që udhëtojnë në Danimarkë do t’u kërkohet të izolohen për 14 ditë në kthim dhe do të humbin ndeshjet e Premier League.

Top Channel