Vijon ‘Lufta e Fohtë’ mes Ramës e Bashës, kryeministri: Sjellje mizerabël prej kalamani të llastuar

09/11/2020 10:03
Kryeministri Edi Rama

‘Lufta e Fohtë’ mes kryeministri Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha vijon edhe ditën e sotme.

Të dyja palët jan konfliktuar në rrjetet e tyre sociale duke shprehur pakënaqësitë, ku thelbi është pandemia e COVID19 që ka prekur të gjithë botën përfshirë edhe vendin tonë.

Basha akuzon qeverinë për mashtrime në lidhje me gjendjen e vendit dhe keq menaxhimin e vendit, kurse Rama mohon akuzat e bëra nga PD.

“Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim!Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!”, shkruan Rama.

Top Channel