![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/MixCollage-26-Jul-2024-09-37-PM-482-800x450.jpg)
Alyssa Anne Dayvault, një blogere e bukurisë ka hedhur në plehra dy foshnjat e saj, pak momente pas lindjes.
Dayvault është dënuar me 40 vite burg pasi akuzohet për vrasjen e dy foshnjave. 32-vjeçarja nuk ishte në gjendje që të shfaqej në gjykimin e saj dhe vendimi është marrë pa qenë ajo prezenete. Gruaja solli në jetë një vajzë në vitin 2017 dhe një djalë në vitin 2018, por në të dyja lindjet, ajo i ka hedhur në koshin e mbeturinave fëmijët pak momente pasi i kishte lindur.
Mes lotësh, ish-ylli i rrjeteve sociale tha se u kërkonte falje dy vajzave të tjera të saj për këtë veprim që ka bërë. Gruaja mendohet se ka pasur probleme të rënduara mendore kohët e fundit, por gjykatësi që u mor me çështjen, theksoi se në çdo rast një veprim i tillë është i patolerueshëm.
Top Channel