“Teka Teka”/ Altin Sulku dhe Stivi Boka vijnë në një bashkëpunim, flet këngëtari nga Dibra: Pandemia më ka prekur rëndë, do u kërkoj miqve borxh

09/11/2020 18:31

Pak ditë më parë, dyshja e këngëtarëve Altin Sulku dhe Stivi Boka sollën projektin e tyre të parë muzikor, të titulluar “Teka Teka”.

Kënga është kthyer në një hit dhe numëron mijëra klikime në “Youtube”. Për të folur rreth këtij projekti, Altini dhe Stivi ishin të ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Altini tha se është i ftuar nga Stivi në këtë këngë, ndërsa djali i familjes së famshme Boka tregoi se ka lindur e është rritur në rrugën e Dibrës, e ku iu propozua kjo këngë dëshironte të gjente një këngëtarë nga Dibra dhe vendosi për Altin Sulkun.

Altin Sulku: U bëmë bashkë Tirona dhe Dibra u bëmë bashkë. Më tha me kë do të jesh, me Stivin. A thashë mbiemri Boka, do të jetë i madh, do i ngjaj babait. Irgenc Hyka është i përkryer, mua m’i ka gjetur telat.

Stivi: Unë kam jetuar dhe jam rritur te Selvia, në rrugën e Dibrës. Isha duke diskutuar ne Irgenc Hykën, i cili ka bërë tekstin e këngës është dhe producenti im dhe i thashë do gjejmë një çun nga Dibra dhe më shkoi mendja tek Altini. Të dy timbrat e zërit tonë shkojnë me këtë këngë. Olta është dëgjuesja ime e parë, këtë e kam marrë nga Olta, e cila tha se na shkon zëri dhe do të jetë e bukur.

Altini gjithashtu foli për situatën kaotike që po kalojnë artistët si pasojë të kufizimeve të vendosura nga COVID-19. Ai tha se ka lënë disa para në një qoshe e me to po jeton, ndërsa shtoi se nëse gjendja nuk do të ndryshojë do të detyrohet t’i kërkojë para borxh miqve.

“Më ka prekur shumë. Kemi mbajtur pak lekë në qoshe, po shkoi dhe shumë do të shkojmë tek miqtë për të kërkuar lekë borxh. Unë me këto mbahem, nuk kam asnjë të ardhur tjetër. Nëse kjo zgjat më shumë nuk e di çfarë do të ndodhë. Ne kemi prishur pa kriter me thënë të drejtën po nuk është gjë e mirë”, tha Sulku.

Top Channel