Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar qëndrime e opozitës jashtëparlamentare lidhur me covid-19.

Spiropali me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se, Kryemadhi thotë se covid nuk ekziston ndërsa, presidenti Meta bredh pa maskë ndërsa Basha thotë spitalet janë në kolaps.

Reagimi i Spiropalit:

“Mona thotë Covidi nuk ekziston. Likja bredh pa maskë. Saliu ruhet nga Covidi si djalli nga temjani. Dhe Luli, kryetar i frontit të shpartalluar opozitar, thotë spitalet janë në kolaps. #vajmedet

Top Channel