Shkarkimi i Mark Esper/ Trump njofton sekretarin e ri të mbrojtjes së SHBA

09/11/2020 20:35

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar përmes rrjetit Twitter se sekretari i mbrojtjes së SHBA, Mark Esper është shkarkuar nga detyra, dhe tashmë është zëvendësuar me dikë tjetër.

Christopher C. Miller, drejtori i qendrës kombëtare anti-terrorizëm, do të marrë postin e sekretarit të mbrojtjes “me efekt të menjëhershëm,” tha Trump në njoftimin e tij.

“Mark Esper ka mbyllur detyrën e tij. Duam ta falenderojmë për shërbimin,” shtonte Trump.

Zhurmat kanë qarkulluar prej kohësh se Esper do të shkarkohej ose do të jepte dorëheqjen. Në qershor ai kishte kundërshtuar publikisht presidentin në lidhje me dislokimin e ushtarakëve aktivë në detyrë, për protestat anti-racizëm të grupeve si Black Lives Matter.

Ata të dy kanë pasur mospërputhje edhe në çështje të tjera, madje vetë Trump ka sugjeruar në gusht se Esper “është në rrugën e daljes”. I pyetur njëherë nëse kishte besim te Esper, Trump iu referua atij me tallje duke e quajtur “Mark Yesper” dhe tha se kishte ndërmend “të shkarkojë të gjithë”.

“Do të vijë momenti kur kjo të ndodhë vërtet,” shtonte Trump.

FOTO GALERI
2/3
Zhurmat kanë qarkulluar prej kohësh se Esper do të shkrkohej ose do të jepte dorëheqjen

Top Channel