Rrëfehet Xhaka/ Tregon për zhveshjen e fanellës dhe reagimin ndaj tifozëve…

09/11/2020 20:51

Granit Xhaka, një ikonë tashmë e ekipit të Arsenalit ka dhënë një intervistë të gjatë për portalin zviceran “nzz.ch”.

Mesfushori ka treguar klimën e tanishme në klub, me në krye të ekipit Mikel Artetën. Xhaka theksoi se para se Arteta të emërohej trajner i ekipit, atij i kishte humbur dëshira dhe besimi për të vazhduar. Gjithashtu, mesfushori me origjinë shqiptare, ka rrëfyer incidentin me mesfushorët e klubit, ku ai i fyeu duke iu drejtua me gishtin e mesit.

“Jam i befasuar shumë nga Arteta. Jam njeri, kam emocione dhe gjëra që më lëndojnë. Veprimi ofendues ndaj fansave që bëra atë ditë, të kthehesha sot nuk do ta bëja. Nuk shkova në stërvitje për dy ditë, duke menduar se çfarë ka ndodhur. Zemra ime kishte ikur nga klubi. Fakti që jam ende këtu është falë trajnerit Mikel Arteta”, ka thënë Xhaka.

Më tej shtoi:

“Së pari ai donte t’i shpjegoja se si ndihem dhe pse veprova në atë mënyrë. Isha në gjendje që të përshkruaja gjendjen time dhe se çfarë kisha në mendje”, ka përfunduar Granit Xhaka i cili aktualisht është I grumbulluar me përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit.

Top Channel