Një javë nga afrimi në “Për’Puthen”/ Si i priti publiku Sindin, Anën dhe Melisën…

09/11/2020 18:58

Në javën që lamë pas u afruan në “Për’Puthen” tre vajza.

E para që u bashkua, ishte Ana Kauri, 26 vjeçe. Bukuroshja u prit mirë nga konkurrentët dhe pamja e saj fizike u komplimentua nga të gjithë. Ajo tha në studio se publiku e ka pritur mirë ardhjen e saj, kishte dhe komente negative, por 26-vjeçarja theksoi se nuk ndihet keq, pasi e njeh veten dhe e di çfarë dëshiron.

“Publiku dhe pozitiv dhe negativ, nuk e di përse ka pasur shumë negativitet se kundërshtova Sindin, aty m’u turrën të gjithë. Kam qenë në siklet, në puntatat në vijim kam qenë vetvetja dhe nuk jam e shtirur, por e vërtetë. Unë e njoh veten se kush jam, çfarë dua dhe nuk e marr parasysh hiç”, tha Ana.

Ndërkohë, e dyta ishte Sindi Loci, 22 vjeçe violiniste me profesion. Ardhja e saj u shoqërua me shumë reagime pozitive; vajza deklaroi se në jetën e saj nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me meshkujt, e këto emocione do t’i përjetojë për herë të parë në “Për’Puthen”.

Ja si e ka pritur ajo përkrahjen e publikut:

“Nuk e di kam pasur një impakt të madh në publik, 80 % më kanë mbështetur, disa më quanin femra ideale, disa vajza shqiptare tradicionale. Të gjitha vajzat që janë këtu janë të veçanta në mënyrën e tyre, janë ideale për çdo djalë. Po ta marrësh në një aspekt tjetër, unë jam 22 vjeçe, një moshë shumë e re, në fund të fundit kjo është zgjidhja ime e jetës. Faktikisht unë mendoj që nga ky emision do të dal e përputhur. Kam piketuar dikë, dua t’ia lë kohës më mirë. Kjo sepse faktikisht nuk ishte qëllimi im. Pse ta kisha kompleks këtë gjë, u pyeta dhe e thash. Kjo është zgjedhje e jetës time, më takon mua. Pse duhet të jetë private dhe unë të thoja këtë gjë. Në Shqipëri jetojmë në një mentalitet të tillë që nëse flitet për virgjërinë aty do e kenë njerëzit vëmendjen. Unë nuk e vura vetë në dukje”, u shpreh Sindi.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja ishte Melisa Lleshi. Vajza nga Laçi, vendosi të hynte me anë të një kërcimi sensual, e që qëllim kishte vëmendjen e Fatjon Kuqarin, djalin e preferuar të dy Anave. Melisa dhe Fatjoni realizuan një takim të improvizuar në studio, ku u pa se mes tyre ekzistonte një kimi paraprake. Ndërkohë, Sindi tha se nuk i ka pritur keq reagimet negative të publikut, por i ka bërë përshtypje se si njerëzit sipas saj transmetojnë aq ligësi.

“Shyqyr Zotit që ka pasur diçka për të parë. Edhe në Itali, ligësia është. Më e bukura është që ligësia vjen nga femrat. Unë jam rritur nga dy prindër të gatshëm për të më edukuar. Unë universitetin do e mbaroj për vete. E vetmja gjë që më ka vrarë është përse duhen të jenë njerëzit kaq të lig”, tha Melisa.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel