Kafka të veshura me stil e të zbukuruara me lule bënin parade dje në rrugët e Bolivisë për festivalin tradicional të ‘Fiesta de las Natitas’.
I njohur shkurt si “ñatitas”, ne festival “kokëzat” dekorohen dhe vihen në paradë drejt Varrezës së përgjithshme të kryeqytetit La Paz, një javë para ‘Ditës së Të Gjithë Shenjtorëve’.
Kafkave u vishen kapele, u vihen cigare dhe kurora lulesh, në simbol të të gjitha gjërave që ato kanë shijuar kur ishin në jetë.
Vrimat e tyre të syve gjithashtu ‘kurohen’ duke u mbushur me lesh ose pambuk, në mënyrë që të duken sa më të gjalla, ndërsa banda muzikore ‘mariachi’ u bëjnë atyre dhe dashamirësve serenatë.
Disa prej kafkave më me fat, u jepen ëmbëlsira ose pije alkoolike.
Festa të tilla të mëdha njihen në vend si ‘prestes’, teksa më pas pjesmarrësit e festivalit shkojnë në mesha në të gjithë vendin.
Celebrimi i kafkave, të cilët gjatë vitit mbahen në shtëpi në kuti ose kavanozë të xhamtë, është pjesë e traditës së lashtë që nderon fuqitë e mbiknatyrshme me qëllim përfitimin e fatit të mbarë.
Pjesëmarrësit mund të grumbullojnë koleksione masive kafkash, të cilave u vendosin emra që caktohen nga një “shtrigë” ne festival.
Festivali kryhet çdo vit më 8 nëntor dhe zgjat tetë ditë deri në ditën e “Gjithë Shenjtorëve” me celebrime në të gjithë varrezat e vendit.
Fiesta de las Natitas, ose ndryshe Festivali i kafkave besohet se i ka rrënjët në traditat e vjetra të fiseve Uru Chipaya, të cilët raportohet se gërmonin trupat e të vdekurve të tyre në përvjetorin e parë të vdekjes së tyre.
Zakoni daton prej periudhës së para-kolonizimit.
“Ne vijmë këtu për t’u kërkuar Zotit të mirat që dëshirojnë, veçanërisht duke kërkuar shëndet dhe mirëqenie të familjes,” tha Angel Aduviri, duke celebruar e duke shtuar se kafkat e kishin ndihmuar në jetë.
“Në 2014 një person i tha kafkave se dëshironte të bëhej avokat dhe ato ia plotësuan dëshirën, ai tani është deputet”, shton besimtari.
Traditat e fiseve si Aymara, Quechua e grupeve të tjera indigjene mbeten të forta në Bolivi, ku shumica e popullsisë është e tillë.
“Natitas janë engjejt tanë mbrojtës, ato na udhëheqin, na ndihmojnë dhe na mbrojnë. Sigurisht në fillim Zotin e më pas ne,” thotë besimtari i devitshëm Rosario Zelaya.
Top Channel