‘Më përmbajtje të lartë antikushtetuese’, Meta kthen në Kuvend ligjin “Për metrologjinë”

09/11/2020 09:58
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, ka kthyer në kuvend një tjetër ligj. Sipas dekretit të Presidencës, është kthyer për rishqyrtim ligji nr. 126/2020 “Për metrologjinë”.

Sipas arsyetimit të bërë nga Presidenca, nga shqyrtimi i përmbajtjes së ligjit nr. 126/2020, objekt shqyrtimi në raport me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe kuadrin ligjor ekzistues në fuqi, rezulton se ligji nr. 126/2020 “Për metrologjinë”, është një ndër ligjet me përmbajtje më të lartë antikushtetutshmërie, nëshkelje flagrante të parimeve themelore kushtetuese të funksionimit të tregut të lirë dhe konkurrues, duke përbërë dhe shembullin tipik dhe të përsëritur, të fenomenit të “korrupsionit legjislativ”.

Më tej në arsyetimin e Presidencës thuhet se: Ky ligj, siç dhe do të shpjegohet në vijim, në disa dispozita të tij krijon hapësira për zhvillimin e praktikave korruptive dhe shtron terrenin që këto praktika në dëm të interesit të popullatës dhe interesit publik, të realizohen drejtpërdrejtë përmes ligjit dhe mbrojtjes që ai ofron për subjektet që do t`i realizojnë ato. Këto dispozita që do të analizohen në vijim e bëjnë praktikisht edhe pjesën tjetër të ligjit nr. 126/2020, të papranueshëm për dekretim me shpallje.

Top Channel