Fotot e fundit/ Enca nuk i lë aspak vend imagjinatës, nxjerr në pah gjoksin e bëshëm…

09/11/2020 21:05

Këngëtarja Enca Haxhia është një nga personazhet më të pëlqyer e përfolur të show bizz-it shqiptar.

Bukuroshja numëron 2.3 milionë ndjekës në rrjete sociale dhe shpesh poston dhjetëra foto për të mbajtur të përditësuar fansat. Në postimin e fundit, 25-vjeçarja është shfaqur e veshur me një fustan të zi, që ia nxjerr më në pah gjoksin e bëshëm. Ndërkohë, flokët i ka të kapura lart sipër kokës, ndërsa ka preferuar të aplikojë një makijazh të lehtë.

“Në takim me mua, ti diskuton për fëmijërinë dhe unë pretendoj se më intereson”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ndërkohë, sa i përket anës profesionale, kënga e saj “Break Down” me Don Xhonin po vazhdon ende të dëgjohet nga mijëra njerëz.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel