Arjani komenton takimin e Sindit dhe Andit: Nëna e eksperiencave femërore me vajzën më naive…

09/11/2020 20:02

Sindi Loci shkaktoi mjaft reagime kur pranoi në “Për’Puthen” se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie me meshkujt dhe në emision ka ardhur për të provuar për herë të parë këto emocione.

I pari që i erdhi në ndihmë vajzës, e nisi ta këshillonte, ishte opinionisti Arjan Konomi. Ai tha se Sindi duhet të ketë kujdes me përzgjedhjet pasi mund të rrezikojë që me zgjedhjet e saj “të shkelë në dërrasë të kalbur”. Këtë gjë ai mendoi edhe në takimin që 22-vjeçarja pati me Andin. Arjani e komentoi takimin mes dyshes,”vajza më naive në takim me nënën e eksperiencave femërore”, duke iu referuar më këtë të fundit Andit.

Ndërkohë Sindi deklaroi se ajo nuk kishte menduar që do të dilte në takim me Andin. Shtoi se e gjitha nisi si një eksperiment por që rezultoi diçka e bukur, pasi sipas saj, 24-vjeçari u tregua tepër i përkushtuar në takimin mes tyre.

Arjan Konomi: Vajza më naive, nënën e eksperiencave femërore.
Sindi: Qëllimi im nuk ishte një takim romantik me Andin, doja të eksperimentoja, nuk doli ashtu siç e prisja. Andi ka treguar shumë vlera me mua në takim.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel