
26/02 23:10
Durrës- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 62-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 23:15, në lagjen nr.6, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.11.2020, rreth orës 23:15, në lagjen nr.6, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel