Video/Momenti kur presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden e quante Hashim Thaçin ‘George Washington’-in e Kosovës

08/11/2020 17:00
Hashim Thaçi dhe Joe Biden

Deputeti Taulant Balla ka publikuar një video ku presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden e thërret ish- presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi si “George Washington”-in e Kosovës gjatë një takimi mes tyre.

Përmes kësaj videoje ai i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e ka quajtur Thaçin “çirak i Beogradit”.

“Pse agjenti i UDBA Sali Berisha e sulmoi kaq me pabesi Hashim Thaçin, duke guxuar ta quajë edhe “çirak i Beogradit”, ndërsa Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden e quan Presidentin Thaçi “George Washington”-in e Kosovës?!”, shkruan Balla krahas videos.

Top Channel