“Ti Lulëzim…”/ Raporti i Dick Marty-t, Rama: Ilir, a mund t’ua thuash shqiptarëve pse votove pro bashkë me Saliun

08/11/2020 11:48
Kryeministri Edi Rama

Përmes një postimi në Twitter, Edi Rama ka folur sërish sa i takon raportit të ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty mbi UÇK-në.

Kryeministri i vendit pyet ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe Presidentin, Ilir Meta se pse kanë votuar pro ndaj këtij raporti që inkriminonte UÇK-në. Po kështu i ka kërkuar llogari edhe Bashës “për sajesën e Shtëpisë së Verdhë”.

“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”, shkruan Rama.

Për më tepër lexoni:

Ekskluzive/ Pronari i “Shtëpisë së Verdhë”: Erdhi një serb, kërkoi ta merrte me qira

 

Top Channel