Teuta mund Tiranën/ Partizani fitoi ndaj Kukësit në Shkodër

08/11/2020 20:16

Në një ndeshje ku u detyrua të emigronte në stadiumin e Pogradecit për shkak të gjendjes së keqe të fushave të kryeqytetit, Tirana njohu disfatën e parë të Superiores.

Kampionët e futbollit shqiptar humbën 1-0 ndaj Teutës, ndeshje e vendosur nga Lorenco Vila që ishte i aftë të dërgonte sferën në rrjetë pas një krosimi në zonë nga Dejvi Bregu. Aspak nuk ia vlejti presioni i bardhebluve në pjesën e dytë pasi iu afruan golit por pa sukses.

Partizani fitoi 2-0 ndaj Kukësit në një fushë neutrale si ajo e Shkodrës. Demat e Kuq prevaluan në stadiumin Loro Borici duke ndëshkuar ish trajnerin e tyre Skënder gega në një 90 minutësh të vendosur në fraksionin e dytë. Salomon bëri punën më të vështirë aksionin që nxori Kardozo të lirë për të shënuar. vetëm 1 minuta nga fundi i kohës së rregullt Salomon shënoi me kokë pranë portës së Kukësit, i lënë i lirë nga mbrojtja në një pozicion të volitshëm.

Laçi barazoi 1-1 me kastriotin, një sfidë në të cilën krutanët morën nëj pikë në kohën shtesë falë Sebino Plakut ndërsa Derbi myzeqar mes Apolonisë dhe Bylisit u mbyll në barazim 2-2.

Top Channel