Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka rezultuar me COVID-19 pak ditë më parë, ndërsa sot është konfirmuar si lajm.

Nuk dihet ende gjendja e tij, ndërsa po merr trajtim të specializuar në një spital privat.

Pasi rezultoi pozitiv ai është karantinuar në shtëpi dhe ka marrë trajtim atje, ndërsa mësohet se sot ndodhet në spital.

Kujtojmë se Vasili nuk është i vetmi që është infektuar me COVID-19 në LSI, ndërsa ka qenë prekur edhe ish-deputetja Nora Malaj. Malaj njoftoi se ishte e prekur më 7 gusht, ndërsa ndodhej në ditën e 16 të karantinimit dhe në gjendje më të mirë.

LSI ka zhvilluar mbledhje e takime me qytetarët pa maska, duke mos respektuar asnjë lloj rregulli për të ruajtur shëndetin personal dhe të gjithë qytetarëve. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila e ka kthyer në formë proteste ndaj qeverisë mosmbajtjen e maskës,  është gjobitur dy herë nga policia gjatë mbledhjeve me qytetarët në publik duke mos e zbatuar këtë rregull.

Top Channel