Koronavirusi në SHBA, rekord prej katër ditësh radhazi

08/11/2020 17:19
Joe Biden

Ndërsa si president i zgjedhur Joe Biden, njoftoi se ai do të zgjidhte taskforcën e tij të koronavirusit të hënën, SHBA regjistroi ditën e katërt të saj radhazi me një shifër rekord infektimesh me koronavirus, rreth 130 mijë.

Sipas universitetit Johns Hopkins, 127399 raste u regjistruan në të gjithë SHBA të shtunën, duke e çuar totalin në rreth 9.9 milionë. Më shumë se 1 mijë viktima u regjistruan po ashtu, duke e çuar bilancin total në vend në afro 237 mijë.

Krye eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci ka paralajmëruar ndërkohë se numri ditor i rasteve do të qëndrojë në mbi 100 mijë ndërkohë që shtrimet në spital po rriten, në rreth 56 mijë në ditë. Fauci, që i ka shërbyer gjashtë presidentëve, që nga 1984, dhe ekspertë të tjerë të shëndetit publik, janë stërmunduar të ndikojnë në reagimin ndaj krizës së Donald Trump.

Ky i fundit ka ndjekur më shumë këshilltarët, jo të kualifikuar, duke insistuar se SHBA është pranë çlirimit nga Covidi ndërkohë që ka mbajtur evente elektorale dhe në shtëpinë e bardhë ku mbajtja e maskës dhe distanca sociale nuk respektohej.

Rastet janë përhapur shumë edhe në shtëpinë e bardhë dhe përreth presidentit ndërkohë që po shtohen në thuajse të gjitha shtetet. Ajo që nënvizojnë disa analistë është edhe fakti se shtetet e drejtuara nga republikanët, kanë bilance më të rënduara.

 

Top Channel