“Edi Rama lëri shpifjet dhe lojërat politike”/ Basha: Përgjigju pse nuk e hap Covid 4?

08/11/2020 12:26

Përmes një postimi në Twitter, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Edi Rama, që të lërë lojërat politike dhe t’u japë përgjigje disa pyetjeve lidhur me situatën në vend, të shkaktuar nga Covid-19.

“Edi Rama lëri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta?”- shprehet Basha.

Më tej shton:

“Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi  shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”.

Postimi në fjalë erdhi pak pas atij të Ramës në Twitter mbi raportin e Dick Marty-t për UÇK-në.

“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”- shkroi Rama.

Top Channel