Atalanta dhe Interi e kanë shënuar nga një gol (1-1) në ndeshjen e xhiros së shtatë në Serie A që u zhvillua në Bergamo.

Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste shënimi. Mundësinë më të mirë e pati Arturo Vidal, i cili rrezikoi me kokë pas harkimit nga Alessandro Bastoni.

Përpjekjet u intensifikuan në fraksionin e dytë dhe pas një harkimi të mirë nga Ashley Young, Lautaro Martinez e zhbllokoi rezultatin duke shënuar me kokë (58’).

Vidal ka mundur ta shënojë golin e dytë pas një aksioni drejt portës, mirëpo Marco Sportiello ia mohoi golin dhe intervenoi për mrekulli edhe në tentativën e Nicolo Barellas.

Përpjekjet e vendasve u shpaguan me golin e barazimit, të cilin e shënoi Aleksey Miranchuk (79’).

Rastet e të dyja skuadrave nuk munguan deri në fund të ndeshjes, mirëpo gola të tjerë nuk pati.

Top Channel