Votë me postë për shqiptarët? Flet Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

07/11/2020 20:08

Koha nuk është në anën e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndaj dhe  realizimi i dy objektivave, Teknologjisë  dhe votës së  emigranteve duken pothuajse një mision i pamundur.

“Nëse do marrim konsideratë ekspertizën ndërkombëtare për këto dy aspekte do duhet të thoshim se koha ka kaluar, por  thënë  këtë nuk dua që të nënkuptohet se është dorëzuar. Ne po punojmë 24 orë në 7 për realizmin e këtyre proceseve.”

Për realizimin e identifikimit biometrik  janë kontaktuar kompanitë e parë ndërkombëtare.

“Iu  kemi  dërguar kërkesë për informacion  disa prej kompanive  ndërkombëtare për   të na bërë me dije sa mund te jenë kostot e një  sistemi”

Votimi me postë  duket se po mban  peng rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerike. Por  sa problematik mund të ishte një opsion i tillë  në realitetin shqiptar, nëse kjo mënyrë do përdorej për votimin e emigranteve.

“Ka shumë pikëpyetje sa i takon kredibilitetit dhe  besimit te procesi. Po punojmë për këto çështje si do bëhet regjistrimi, si do bëhet votimi dhe numërimi. Pasi të marrim imputet nga gjithë aktorët do propozojmë një zgjidhje më të përshtatshme.”

Edhe KQZ kap afatet dhe  të përgatitjes në kohë edhe të teknologjisë dhe votës së diasporës,  fjalën e fundit duket se do e ketë sërish politika.

“Ata janë të interesuar në proces dhe nëse nuk e ndjejnë veten komod s’kemi si të implementojmë një proces që në nisje ka kritika”

Top Channel