Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët
Gjashtë persona janë arrestuar në flagrancë, si dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale.
Nga efektivët në Komisariatin e Policisë Nr.2, u arrestua në flagrancë 30 vjeçari me inicialet E.M, pasi në banesë, pas një konflikti, ka rrahur bashkëshorten.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit A.Sh., 43 vjeç, si dhe u referuan materialet për shtetasen S.K., pasi në rrugën “Qemal Stafa”, tek sheshi Shtraus, në lokalin në pronësi të shtetases S.K., të cilin e kishte marrë me qera shtetasi A.Sh, u konstatuan 2 monitore kompjuteri së bashku me 2 tastiera, 1 maus dhe 2 paisje “Android” të dyshuara të përdorura për ushtrim të lojrave të paligjshme të lojrave të fatit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit M.M, 33 vjeç, pasi në rrugën “Spiro Çipi”, ka vjedhur banesën e shtetasit I.K, ku ka marrë disa sende shtepiake.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
A.M., 45 vjeç, M.Ll., 38 vjeç, dhe G.D., 40 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Top Channel