Kancelarja gjermane Angela Merkel do të marrë pjesë të martën në konferencën virtuale të Ballkanit Perëndimor që mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert i cili sqaroi se tema e samitit do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe bashkëpunimi ekonomik.
Samiti i Ballkanit Perëndimor zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilin e ka iniciuar kancelarja gjermane. Kjo eshtë konferenca e shtatë e Ballkanit Perëndimor, e cila këtë radhë zhvillohet në formal virtual për shkak të pandemisë. Samiti i këtij viti zhvillohet në hijen e mosmarrëveshjeve aktuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Dy vendet janë edhe organizatoret e këtij takimit. Në fillim të javës në Berlin u bënë përpjekje për të ndërmjetësuar midis palëve, por ato përfunduan pa sukses. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Maria Adebahr, tha të premten në Berlin se po punohet që të arrihet një zgjidhje, si në Berlin ashtu edhe në Bruksel.
Top Channel