Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland do ti bashkohet gjigantit anglez Liverpool, sipas drejtorit sportiv të RB Salzburg, Christoph Freund.

E ardhmja e Haaland ka qenë ndër spekulimet më të shpeshta deri tani pas një rritje fantastike të formës së tij, ku është shndërruar në një makinë golash tek Dortmundi.

Duke folur në “Sky Sport” për një kalim të mundshëm të Haaland tek Liverpooli, Freund tha:

“Ai do të kalojë tek Liverpooli. Haaland mund të luajë për çdo klub në botë. Me mentalitetin e tij, vullnetin dhe një vetëbesim të madh ai mund të mbërrij pikat më të larta në futbollin evropian në 10 vitet e adhshme”.

Top Channel